Aktori turk Burak Özçivit, i cili u bë i njohur me rolin e Bali-begut në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, rrezikon deri në katër vite burg.
Sipas portalit turk NTV, ky aktor i njohur turk mund të paditet dhe dënohet për fyerje, transmeton portal arbresh.info
Nëse akuzohet, ai përballet me katër vjet pas hekurave, me fjalën e fundit që do ta japë Gjykata e Tretë e Qarkut Beikoz në Stamboll.
Incidenti për të cilin mund të dënohet ai ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar, gjatë xhirimeve të serialit “Kurulus Osman”.
Skenografi dhe tre anëtarë të tjerë të ekipit e paditën atë për fyerje.
Në deklaratën e dorëzuar në gjykatë, thuhet se aktori në mes të xhirimeve ka nisur t’i ofendojë ata dhe t’i thërrase me emra nënçmues, gjë që mund të konfirmohet nga disa dëshmitarë.
Megjithatë, aktori i njohur turk ka mohuar të gjitha akuzat.
Mediat theksojnë se pjesëmarrësit në incident u përpoqën ta zgjidhnin problemin në mënyrë paqësore, por nuk arritën marrëveshje./arbresh.info/
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri