Ylli pop-it, Rihanna bleu një ventilator dhe e dërgoi në shtëpinë e babait të saj pasi ai rezultoi pozitiv me koronavirus. Këngëtarja 32 vjeçare, dërgoi me shpejtësi pajisjes për frymëmarrjen babait të saj Ronald Fenty pasi ai u infektua me COVID-19, transmeton Indeksonline.
Rihanna , emri i vërtetë I të cilës është Robyn Fenty, kontrollonte çdo ditë tek ai teksa ai luftonte me ethe të larta si rezultat i koronavirusit . Duke folur për The Sun, Ronald zbuloi se sa mirënjohës ishte për të gjitha përpjekjet që këngëtarja ka bërë për të.
“Vajza ime Robyn po interesohet cdo ditë për mua”, tha Roland. “Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë. Duhet të them, të dua shumë, Robyn”.
Megjithë dërgimin e ventilatorit në shtëpinë e Ronald në ishullin Karaibe të Barbados, ai fatmirësisht nuk kishte nevojë ta përdorte atë. Ai u lirua nga Qendra e Izolimit Paragon pas 14 ditësh, pasi u shërua plotësisht nga virusi.
Ka pasur tre vdekje në Barbados për shkak të koronavirusit deri më tani, me Ronald një nga të paktët që janë infektuar.
Tani ai është rikthyer në shtëpinë e tij në St.James që Rihanna bleu për të./Indeksonline/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?