Luana Vjollca nuk ka qenë e vetmja nga familja e saj, e cila është kontaktuar nga ana e 32-vjeçarit Besmir Lila.
Avokati i tij tha se Lila ka kontaktuar edhe me motrën e Luanës, prezantuesen tjetër televizive, Marina Vjollca.
“Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijojë mundësinë e një takimi me Luanën. Nga ana e saj, Marina Vjollca i ka bërë ‘block’, duke ia pamundësuar vijimin e komunikimit mes tyre. Nga ana tjetër, Luana nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi.
Ajo nuk i ka refuzuar komplimentet apo dhuratat, duke i krijuar bindje të gabuar klientit të mbrojtur prej nesh”, thanë mbrojtësit.
Sherri me grushte për Luanën në Unazë
Luana Vjollca nuk i pati denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj. Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet. Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga “TCH” me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme. Ajo ka lajmëruar mikun e saj Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet. Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32-vjeçari, Besmir Lila. Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij. Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën. Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën. Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë. / Panorama
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...