Artistet e famshme shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Bebe Rexha po e pushtojnë botën me sukseset e njëpasnjëshme.
Së fundmi, Spotify ka publikuar për çdo artist statistikat e vitit 2020, duke treguar se sa herë janë dëgjuar këngët e tyre, shkruan portali arbresh.info
Në bazë të asaj që kanë ndarë në rrjete sociale, këngët e Lipës kanë arritur të dëgjohen 3.8 miliardë herë, kurse të Rexhës 1 miliard.

“Woweeeeeee. 3.8 miliardë. Faleminderit për të gjithë që dëgjuan muzikën time këtë vit. Gjërat si këto më bëjnë të ecin dhe jam shumë falënderuese për këtë”, ka shkruar Lipa.
Në anën tjetër, Bebe dukej mjaft e gëzuar dhe lajmin e ka ndarë me fansat në InstaStory.

“Shumë e lumtur. Ju dua të gjithëve”, shtoi ajo.
Suksesi i Duas po dëshmohet edhe në vlerësimet e mbrëmjeve të mëdha muzikore, pasi ajo ka marrë plot gjashtë nominime për “Grammy Awards 2021”.
Gjithashtu edhe Bebe është tejet e angazhuar në projekte muzikore, kënga e saj e fundit në bashkëpunim me reperen Doja Cat “Baby I’m Jealous” është pritur mjaft mirë nga admirueset e muzikës së tyre. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...