Pandemia e coronavirusit ka goditur rëndë industrinë e muzikës, me një raport të ri nga muzika britanike që sugjeron që këngëtarët do të humbin dy të tretat e të ardhurave të tyre si rezultat i COVID-19.
Mbyllja e koncerteve dhe festivaleve gjithashtu ka bërë që të ardhurat e tyre të bien me 85% më pak në vitin 2020, sipas raportit.
Pandemia ka sjellë një ‘goditje katastrofike’ në industrinë e muzikës, tha Jamie Njoku-Goodwin i UK Music.
Sidoqoftë, ai tha se muzika ishte ‘një histori suksesi ndërkombëtar në kohë normale’ dhe mund të rikthehet sërish.
Raporti gjithashtu zbuloi se muzika kontribuoi 5.8 miliardë funte në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar në 2019.
Thuhej se coronavirusi kishte shkaktuar një ‘efekt domino’ në sektorin e muzikës, me koncerte të anuluara duke privuar artistët nga paratë që do të kishin shpenzuar për krijimin e këngëve të reja. /Telegrafi/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...