Policia e Kosovës e ka arrestuar moderatorin dhe menaxherin e disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, i cili dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.
Arrestimi ka ndodhur në shtëpinë e një familjari të tij në Fushë Kosovë ku dyshohet se ai po qëndronte në arrati.
Djali i hallës së tij i ka thënë Klan Kosovës se nuk e ka ditur se Meritoni po kërkohej nga policia, por se ai e kishte lutur që të qëndronte për disa ditë në shtëpinë e tij.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar gjuajtjen me armë.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në në ora 22:20 minuta të mbrëmjes së sontme. Deri te incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, tha Krasniqi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...