Aktorja e “Smallville” Allison Mack është arrestuar në lidhje me një kult të trafikimit seksual.
Sipas mediave amerikane aktorja është akuzuar për rekrutimine grave në një shoqëri sekrete të udhëhequr nga vetë-ndihmë guru Keith Raniere, në të cilën ata supozoheshin të kishin marrëdhënie seksuale me të dhe ishin quajtur me inicialet e tij, transmeton portali arbresh.info
Mack është akuzuar për trafikim seksual dhe komplot.
Aktorja, 35 vjeç, u deklarua e pafajshme në një seancë të shkurtër në gjykatën federale në Bruklin përpara gjyqtarit të gjykatës amerikane Cheryl Pollak.
Gjyqtarja nuk ka pranuar të lirojë me kusht aktoren, por ka theksuar se ajo mund të lirohet në një seancë të rradhës, nëse ajo ia del të ofrojë “prona të rëndësishme”.
Sipas prokurorit, Mack e ka ndihmuar Ranieren të kontrollojë gratë në shkëmbim të të hollave dhe përfitimeve tjera./arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit