Sapo hyjmë në muajin Nëntor, nuk na ecën dita mbarë nëse nuk dëgjojmë këngën hit të Arilena Arës.
Nga ana tjetër, nuk mund të të mos kujtohet balada e ndjerë kur përmendet emri i Arilenës nëpër koncerte apo performanca.
Padyshim, “Nëntori” ishte një trampolinë që Arilena të shihte sukses në chart-et lindore duke kryesuar shumicën e tyre.
Ama, lëreni pak mënjanë Nëntorin sepse Arilena dhe skuadra e saj sapo na dha lajmin e mirë: Plot 5 këngë të reja!, shkruan blitzal
Me një postim në Instagram, këngëtarja ka treguar se 5 këngë të titulluara, “Snow in December”, “Kido”, “Silver & Gold”, “Zemër” dhe “Të huaj” do të jenë dhurata e saj për këto festa.
Jemi të sigurtë që tashmë do të kemi të tjera këngë nga “smartass”-i pas të cilave do të fiksohemi gjatë vitit.
Epo, “Nëntor” shihemi vitin tjetër! /blitz.al/

Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë
Ankohet qytetari, njehësori i energjisë tregon gabim orën e ...
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...