Jehona e këngës ‘Nëntori’ duket se po vazhdon edhe në mes të qershorit. Në fakt Arilena Ara na kishte paralajmëruar që në intervistën që dha në “Thumb” se suksesi i kësaj kënge do të vazhdojë edhe jashtë kufijve pasi është gati versioni anglisht i saj.
Ajo sot ka qenë e ftuar në Radio ZU, e cila është radio më e madhe e më e ndjekur në Rumani, ku ka performuar për herë versionin anglisht të këngës.
Ky nuk është vetëm një lajm shumë i mirë për këngëtaren. por edhe për gjithë fansat e kësaj kënge mjaft të bukur që ndonëse baladë ka arritur të kthehet në një hit.
Arilena është në rrugë të mbarë sipas mediave në Shqipëri.
Kujtojmë se Arilena u bë e njohur pas triumfit në X Factor.

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C