Një vendim i papritur u bë i ditur gjatë spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania, kur prezantuesi Ledion Liço njoftoi se episodi i së shtunës do të anulohet.
Arsyeja pas këtij vendimi lidhet me zgjedhjet qendrore në Kosovë, të cilat do të zhvillohen të dielën, dhe TCH ka vendosur që i gjithë fundjava t’i kushtohet mbulimit të këtij momenti të rëndësishëm politik.
“Kam një lajmërim shumë të rëndësishëm. Këtë vit, Big Brother VIP ka treguar se sa të pandashëm janë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj e di që do ta kuptoni vendimin tonë për ta vënë këtë fundjavë në shërbim të një momenti historik. Duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi. Për këtë arsye, edicioni i së shtunës i Big Brother VIP nuk do të transmetohet”, u shpreh Liço.
Vendimi ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave të reality show-t, me disa që e mirëkuptojnë këtë zgjedhje dhe të tjerë që shprehen të zhgënjyer për mungesën e spektaklit të zakonshëm të fundjavës.
Megjithatë, formati do të vazhdojë normalisht me transmetimet e tij të përjavshme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të bëhet një riorganizim për të rikuperuar spektaklin e humbur. /Telegrafi/
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...
Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e ...
Si stresi i prindërve ndikon në rritjen e obezitetit tek fëm...
Galatasaray “gjunjëzohet” në ‘Anfield’, Liverpool rikthehet ...