Antonela dhe Valon Shehu përfshihen në një debat të ashpër brenda ‘Big Brother VIP’

12:30 | 30 Nëntor 2021

Banorët e Big Brother VIP po vazhdojnë të përfshihen në debate të ndryshme brenda shtëpisë.

Kësaj radhe, një diskutim i ashpër është zhvilluar në mes këngëtarit Valon Shehu dhe ish-konkurrentes së “Përputhen”, Antonela Berishës.

Kjo e fundit është ndjerë e ofenduar nga veprimi i fundit i artistit të njohur, pasi e kishte sharë dhe kërcënuar.

“Më shau me rob dhe më kërcënoi që do ma kishte kthyer kokën mbrapsht. Ia tha Ilirit për mua. Atëherë, u mbyll dera herën e parë unë u tremba i thashë mos e mbyllni derën se më kap ankthi.

Prej errësirës dhe prej ujit mua më kap ankthi”, ka thënë ajo.

Ndërsa në një bisedë me Donaldin, Shehu sqaroi rastin duke thënë se: “U revoltova, i thashë dy tri fjalë që nuk duhej t’i thosha. Më mirë po iki. Nuk dua të dalë në shou të flas për këtë punë. Më vjen turp, nuk është gjest i mirë”.

Berisha e zhgënjyer nga ajo që ndodhi theksoi se nuk është këtu për t’u ofenduar nga askush, e as nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

“Nuk kam ardhur të më ofendoj askush, as nuk e ofendoj askënd. Nuk më pëlqen të shtirem. Do me ma marrë fytyrën, por unë nuk ta lejoj”, vazhdon më tej biondja.

Pas këtij debati, Valoni ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP pasi nuk dëshiron të përballet për këto lloj veprimesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara