Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, ditët e karantinës po i kalon në shoqëri të bashkëshortit të saj dhe vajzës së tyre, Khloe.
Familja po qëndrojnë së bashku, duke ndërprerë çdo aktivitet muzikor ashtu sikurse të gjithë të tjerët në Shqipëri kanë bërë.
Ndërkohë, Zaimina këto ditë po i shfrytëzon për të qenë më aktive për fansat e saj në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja hodhi në llogarinë e saj një fotografi nga shtrati, ku shfaqej mjaft e hutuar teksa mbante në dorë jastëkun e saj.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka treguar se shkaku i izolimit, po tundohet nga qëndrimi në shtrat dhe ngrënia e tepërt në kuzhinë – të cilat kanë lënë pasoja në shtimin e kilogramëve.

“Më tundon krevati për t’u shtrirë dhe të shikoj filma, gjithashtu edhe kuzhina për të ngrënë. Po zgjedh krevatin më mirë meqenëse me kilet e kam keq punën. Po ju si jeni me kilet?”, ka shkruar Vasjari në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, këngëtarja ka kohë që është larguar nga muzika dhe nuk ka sjell për fansat e saj ndonjë projekt të ri. /Telegrafi/
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...