Angelina Jolie ka pozuar e mbuluar me bletë për National Geographic për ngritjen e vetëdijes për konservimin e bletëve dhe për mbështetjen e femrave bletare.
Fotografi Dan Winters, i cili njëherësh është edhe bletar, e ka realizuar fotosesionin, ndërsa ka thënë se aktorja nuk kishte aspak frikë.
Ajo është dashur të qëndronte 18 minuta pa lëvizur derisa insektet po lëviznin nëpër trupin dhe fytyrën e saj.
“Ishte gjë e mirë që të krijoja një lidhje me këto krijesa të bukura. Natyrisht se kishte gumëzhitje. Duhet të mos lëvizni edhe në trupin tuaj për një kohë, gjë që nuk ishte e lehtë për mua”.
“Duhet vendosur diçka në hundën dhe veshët tuaj, në mënyre që të mos ju lini vrima për t’u futur”, ka thënë Jolie për National Geographic.
Para setit fotografik, Angelina ishte lyer me feromone për qetësimin e bletëve. /Telegrafi/

View this post on Instagram
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...