Angelina Jolie ka kohë që më nuk është me Brad Pittin.
Por, raportohet se aktorja amerikane po ia vështirëson procedurën e shkurorëzimit aktorit.
Bukuroshja, 14 muaj pasi dorëzoi kërkesën për ndarje juridike dhe kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, Pitt raportohet se i ka ofruar Joliet një shumë parash në mënyrë që martesa e tyre të përfundonte qetësisht.
“Brad i ka kërkuar avokatit të tij t’i japë Angie çfarëdolloj shume parash që ajo dëshiron në mënyrë që të përfundojnë divorcin, pavarësisht se ata kanë të firmosur një certifikatë paramartesore”, ka thënë një burim i brendshëm për revistën “In Touch Weekly”.
Sipas burimit, Pitt dëshiron që t’i japë Joliet gjysmën e pasurisë prej 250 milionë dollarësh.
Megjithatë, Jolie nuk është e interesuar për para.
“Angie ka hedhur poshtë çdo ofertë monetare”, ka shtuar burimi.
Ndryshe, tashmë dyshja thuhet se janë në lidhje të reja, por të cilat mbeten në suaza të thashethemeve.
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...