Angelina Jolie, iu bashkua një projekti të madh botëror – një ekspozite që përpiqet të ndërgjegjësojë në nivel global, për të ndihmuar gratë në Iran.
Postimi që ka postuar aktorja hollivudiane në profilin e saj në Instagram përbëhet nga një video dhe disa fotografi.
Videoja tregon një numër njerëzish që vendosën të marrin pjesë në këtë projekt, kështu që prenë flokët e tyre dhe i dërguan me postë në një adresë në Paris, nga ku artistja Prune Nourry do t’i transportojë të gjitha në New York dhe do t’i shfaqë të gjitha në ekspozitën e saj në mars të këtij viti, shkruan telegrafi.
“Shoqja ime Prune Nourry është duke punuar në një projekt të bukur arti për t’u solidarizuar me gratë e guximshme në Iran, të cilat luftojnë për barazi dhe të drejta, por edhe për të nderuar trimërinë e tyre. Edhe familja ime u bashkua. Secili prej jush mund të marrë pjesë në projekt duke dërguar një tufë flokësh deri më 25 shkurt”, ka deklaruar Angelina.
Ajo e ka xhiruar edhe momentin duke prerë flokët e vajzave të saj Zahara dhe Shiloh, të cilat iu bashkuan aktores në këtë projekt.
View this post on Instagram
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...