Dy yjet e njohur të filmit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë takuar për herë të parë pas shumë kohësh.
Sipas Daily Mail, Brad dhe Angelina të cilët janë ndarë në shtator të vitit 2018 janë takuar dy herë gjatë javës së kaluar në një zyre ligjore në Los Angjelos për të arritur marrëveshje rreth kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të tyre.

Takimi i ish-çiftit ka zgjatur tri orë dhe dyshja kanë qenë në takim së bashku me përfaqësuesit ligjor.
“Ata kanë qenë të shoqëruar edhe nga persona të tjerë në takim, ky nuk ishte takimi i tyre i parë. Takimi është pjesë e procesit për ti zgjidhur çështjet rreth kujdestarisë së fëmijëve dhe divorcit” ka deklaruar një burim i afërt me aktorët.

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...
Moti në Shqipëri me reshje shiu intensive, erë dhe dëborë
Mbahet seancë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liri...