Aktorja e njohur Angelina Jolie ka pranuar se nuk e di nëse është e lumtur.
Ajo ka theksuar se është përqendruar te shërimi i familjes pas ndarjes së saj me aktorin Brad Pitt në vitin 2016, ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur kohë për lumturinë e saj, tranmseton portali arbresh.info

“Nuk e di nëse jam e lumtur. Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira, jam përqendruar te shërimi i familjes. Por e marr veten ngadalë, por ende nuk jam plotësisht vetja”, tha ajo për British Vogue.
Që nga ndarja nga Brad, Angelina është zhvendosur në ish-pasurinë e Cecil B DeMille, ku ajo zgjodhi të jetonte sepse prona është vetëm “pesë minuta larg” nga Brad, që do të thotë fëmijët e tyre – Maddox, 19, Pax, 17, Zahara, 16 , Shiloh, 14, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 12 – mund të jenë afër të dy prindërve.

Dhe megjithëse mund të mos e ketë gjetur lumturinë e vërtetë akoma, aktorja 45-vjeçare ka thënë se preferon shumë jetën tani kur është më e pjekur.
“Më pëlqen kjo moshë. Ndihem shumë rehat, më rehat sesa kur isha e re. Ndoshta sepse… nuk e di… ndoshta sepse nëna ime nuk jetoi shumë gjatë, kështu që ka diçka për moshën që ndihet si një fitore në vend të një trishtimi për mua”, tha ajo./arbresh.info/
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...