Ata gjatë këtij viti kanë qenë një nga çiftet më të përfolura në faqet rozë e po ashtu edhe në tabloidet e huaja.
Bëhet fjalë për modelen Angela Martini dhe bashkëshortin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu, shkruan portali arbresh.info
Para pak çastesh në rrjetin social Instagram, Angela njoftoi se ajo dhe partneri i saj janë bërë prindër për herë të parë përmes një nëne surrogate.
“Biri ynë Kyree Martini Savulescu, vazhdimësia e dashurisë sonë u lind dje me datë 2 dhjetor në Dallas. Jemi shumë të lumtur të kemi një fëmijë me ndihmën e jashtëzakonshme të një surrogate. Ne gjithmonë do jemi mirënjohës për njeriun që mbajti djalin tonë. Zemrat tona janë të mbushura me dashuri dhe lumturi. Mirë se vjen në botë, Kyree” – ka shkruar Angela.
View this post on Instagram
Angela këtë vit ka qenë shumë e përfolur për shkak të bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu, i cili ishte arrestuar gjatë verës në Greqi.
Kjo ngjarje bëri bujë të madhe dhe ka qenë temë diskutimi për disa muaj radhazi. / arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...