Amber Heard i është përgjigjur ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp pasi ndau një mesazh për ndjekësit në TikTok lidhur me vendimin që mori gjykata në favor të tij. Të martën, pak më pak se një javë që kur fitoi gjyqin kundër Heard, Depp iu bashkua rrjetit social dhe falenderoi fansat besnikë.
“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Kemi qenë kudo bashkë, kemi parë gjithçka bashkë. Së bashku kemi ecur në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara.”, shkruante ndër të tjera Depp.
Një zëdhënës i Heard është përgjigjur duke thënë se “ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, të drejtat e grave po ecin prapa“.
Kujtojmë Heard tha se ishte e zhgënjyer nga vendimi i jurisë rreth një javë më parë.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Unë jam edhe më e zhgënjyer për atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”, u shpreh ajo. /abcnews.al
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...