Alvisa dhe Bashkimi dolën çift nga “Për’puthen” disa muaj më parë, por marrëdhënia e tyre zgjati pak.
Në mediet rozë ka qarkulluar lajmi se Alvisa ka nisur një marrëdhënie sentimentale më Argjendin.
Në një intervistë për “Shqipëria live”, Alvisa tha sot se “është më beqare se kurrë”.
“Nuk e dija që të jesh single është kaq rehat. Jam shumë po shumë rehat. Kisha mbi pesë vite që nuk isha single. Nuk jam tip aventurieri. Kam pasur lidhje të gjata”, thotë ish-konkurrentja.
Duke rrëfyer se e ka shumë të vështirë të ruajë miqësi më dikë që ka pasur romancë, ajo tregon se nuk mund të jetë mike më Bashkimin dhe kështu nuk kanë folur kohët e fundit.
Ndërsa për Argjendin, shprehet se ka një miqësi shumë të mirë.
Alvisa thotë se njohja në publik që ka fituar falë “Për’puthen” e ka ndihmuar dhe në biznesin që ka nisur.
“Njerëzit më duan shumë, nuk e dija, nuk e prisja këtë gjë. Më thonë që kam karakter të fortë, më vlerësojnë për mënyrën si i kam trajtuar shumë gjëra në ‘Për’puthen’”, thotë ajo./tch/
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike