Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Aldo dhe Rizarta, kanë tërhequr vëmendjen e publikut me afrimitetin e tyre të papritur.
Në fillim të qëndrimit të saj në shtëpi, Rizarta kishte shprehur një lloj interesi për Gejstin, i cili në atë kohë ishte më i afërt me Eglin.
Por, duket se raportet brenda shtëpisë kanë ndryshuar dhe tashmë Rizarta po kalon gjithnjë e më shumë kohë me Aldon.
Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka ndezur spekulime mbi një marrëdhënie të mundshme mes tyre.
Në pamjet e shpërndara, dyshja shfaqet më afër se kurrë, duke u përqafuar me shumë pasion.
Aldo duket duke e tërhequr Rizartën drejt vetes, dhe ajo duke e përqafuar, një gjest që ka lënë të habitur jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të shtëpisë.
Ky afrimitet i tyre ka shkaktuar reagime të shumta mes fansave të spektaklit.
Disa besojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësia, ndërsa të tjerë mendojnë se është thjesht një lojë strategjike për të qëndruar sa më gjatë në garë.
Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vijim, ndërsa marrëdhënia mes Aldos dhe Rizartës vazhdon të evoluojë brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Telegrafi/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia