Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është due promovuar gjithandej nëpër botë albumin e saj më të ri “Future Nostalgia”
Kur publikoi këngën e parë nga albumi ‘Dont start now’, ‘Future Nostalgia’ u cilësua si një nga albumet më të mira të vitit 2020 nga tabloidet e ndryshme, shkruan portali arbresh.info
Albumi i dytë nga Dua Lipa po shënon sukses të hatashëm, sipas matjeve të fundit nga ‘Official charts’, ‘Future Nostalgia’ është albumi më i dëgjuar në Britani të Madhe.
Dhe për këtë është shumë e lumtur këngëtarja, pasi pas vete ka lënë artistë të mëdhenj të cilët po ashtu po shijojnë sukses të jashtëzakonshëm me projektet e tyre.
Në album janë të përfshira gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave janë kompletuar edhe nga vizuale: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.
Dua vendosi të publikojë albumin e ri në këtë kohë pandemie të coronavirusit, në mënyrë që t’i argëtojë sado pak fansat mes këtyre ditëve të vështira. /arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...