Në Festivalin e Këngës në RTSH konkurron edhe një familje!
Albina Kelmendi hyri në skenë me prindërit, motrën dhe vëllain, me këngën “Duje”.
Albina dhe familja e saj kanë dhuruar një performancë magjepsëse, duke treguar kështu se kënga “Duje”, është ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.
Këndimi dhe paraqitja skenike e të gjashtë anëtarëve të familjes ishte në perfeksion, duke dhuruar një ndjenjë të ngrohtë te publiku në sallë, të cilët e pritën pozitivisht këngën.
Përveç performancës, mesazh të fuqishëm dha edhe teksti i këngës, i cili flet për rëndësinë e të qenurit gjithmonë pranë familjes, duke mos harruar traditat tona se familja qëndron mbi gjithçka.
Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.
“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim