Largimi i Gresa Pallaskës nga seriali “Çka ka shpija” bëri bujë të madhe prej kur u raportua javë më parë në medie, derisa u raportua për një krisje raportesh me kolegun e saj Naser Rafuna, një gjë të cilën e ka mohuar ky i fundit.
Pallaska përfundimisht është larguar nga seriali, derisa tani po raportohet se dikush tjetër do të vijë në rolin e gruas së Xhekut.
Siç raporton Prive, aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Teuta Krasniqi do të jetë super-prurja në serialin “Çka ka shpija”.
Ajo do të portretizojë rolin e bashkëshortes së personazhit Xhek nga episodi i ardhshëm, ndonëse ende nuk është bërë e qartë si do të funksionojë ky transformim.
Për të gjithë adhuruesit e serialit “Kafeneja Jonë”, ri-bashkimi i Naser Rafunës dhe i Teuta Krasniqit në një seri televizive do të sjellë mjaft nostalgji për të gjithë. /Telegrafi/
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...