Me një mënyrë të veçantë për të bërë bamirësi, një aktor i famshëm nga India ka paguar rreth 500 mijë euro për të shlyer kreditë e 1398 fermerëve.
Aktori i Bollivudit, Amitabh Bachchan, tha se ndihej shumë i përmbushur që kishte arritur të ndihmonte njerëzit në shtetin verior të Utar Pradeshit, ku ka lindur.
Fermerët që hasin probleme me kreditë janë kthyer në dukuri shumë të përhapur në Indi, për shkak të thatësirave të shumta dhe mungesës së modernizimit.
Problemi ka qenë aq i madh sa kohët e fundit është vënë re një rritje e madhe e numrit të vetëvrasjeve mes fermerëve. Që nga viti 1995 janë vetëvrarë 300 mijë fermerë.
Aktori 76-vjeçar është një nga artistët më të njohur në Indi.



Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...