Jason Momoa është përfshirë së fundmi në një aksident me një motoçiklist në Topanga, Kaliforni.
Aktori, 42 vjeç, po ngiste makinën e tij Oldsmobile të vitit 1970 në periferi të Los Angelesit pas orës 11 të mëngjesit kur Vitaliy Avagimyan kaloi linjat e dyfishta të verdha të Old Topanga Canyon Road, sipas Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Honda 2012 e 21-vjeçarit shkoi “drejtpërsëdrejti në automjetin e Jason Momoa”, lexohej në raport, duke vënë në dukje se Avagimyan “u hodh nga motori i tij” pasi goditi pjesën e përparme të majtë të makinës.
Banori i Tarzanas pësoi “lëndime të lehta ” si pasojë e përplasjes, derisa ylli i “Game of Thrones” mbeti i padëmtuar.
Momoa njoftoi një shofer për të thirrur 911 dhe Avagimyan u dërgua me ambulancë në spitalin Northridge.
Ylli i “Dune” nuk ka reaguar ende për aksidentin në rrjete sociale. /arbresh.info/

Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...