Aktori i njohur Michael Caine gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, përderisa ka pranuar se ‘i ka ditët e numëruara’.
Ylli i kinematografisë britaneze ka pranuar se do ‘të kishte vdekur kohë më parë’ sikur mos të ishte gruaja e tij Shakira, por tani ka theksuar se dëshiron të jetojë dhe të shikojë nipat dhe mbesat duke u rritur, transmeton portali arbresh.info.
84-vjeçar ka ndaluar pothujase të gjitha ushqimet që përmbajnë kripë dhe sheqet, por ka frikë nga kancëri.
“Unë e di se i kam ditët e numëruara dhe ky është shqetësimi im kryesor. Kam ndaluar alkoholin dhe gjithmonë rri e hulumtoj se cila është gjëja më e mirë kundër kancerit”, ka thënë ai.
“Pa gruan unë do të isha i vdekur deri me tani, sepse para se të martohesha pija një litër votka në ditë dhe një paketë cigare”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se do të donte shumë që të jetonte edhe më gjatë dhe të shikonte nipërit dhe mbesat duke u rritur./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...