Matthew McConaughey i është bashkuar Universitetit të Teksasit si profesor. Fituesi i çmimit Oscar do të nisë ligjërimin nga vjeshta e këtij viti.
Vetë aktori kishte diplomuar në Universitetin e Teksasit më 1993, kurse tani kthehet si ligjërues në Kolegjin e Moody për Komunikim, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i Academy Award do të jetë pjesë e departamentit të Radio-Televzionit-Filmit në UT.

Për më tepër, McConaughey do të japë mësim “Prodhimi i Avancuar: Skenari në Ekran”. Ai gjithashtu ka shërbyer si pedagog i ftuar në universitet në vitin 2016.
Sipas UT News, McConaughey tha: “është klasa që unë do të dëshiroja të kisha pasur kur isha në shkollë të filmit. Puna në klasë me këta studentë më jep një shans për t’i përgatitur ata”.

Për më tepër, fansat e aktorit të Interstellar janë jashtëzakonisht të ngazëllyer për lajmin. Shumë prej tyre tani urojnë që të mund të ktheheshin në shkollë për një shans për të takuar aktorin./Arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë