Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar pas rastit të 3-vjeçarit ndaj të cilit dyshohet se është ushtruar dhunë nga edukatoret në çerdhën “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Spahiu ka thënë se pranimi në Fakultetin e Edukimit duhet të jetë më i vështirë se në atë të mjekësisë, shkruan Arbresh.info.
“E kam shkru me heret po e them prap, Fakulteti i Edukimit, pra fabrika e mesueseve, pranimi ne te, duhet te jete me i veshitre se ne mjeksi. Kurse per te gjithe te tjeret, te diplomuar me vagona, testiiiiiiiim ne cdo aspekt. Te miret mbesin, te tjereve ju gjindet vendi, te dhunshmit dhe te paditurit jau gjun nje top dhe vrap neper livadhe.”, ka thënë ai.
Tutje ai ka shkruar se fëmija tre vjeçar nuk ëhstë i vetmi i lënduar aty, por edhe audienca prej 50 fëmijëve të cilët, siç tha ai, tenton të diciplinohet përmes rrahjes së njërit.
“Per sa i perket rastit, femija tre vjecar nuk eshte i vetmi i lenduar aty, por edhe audienca prej 50 e kusur femijeve qe tenton te disciplinohet permes rrahjes se njerit.”, përfundoi aktori./Arbresh.info
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s