Aktori Johnny Depp takon Vuçiqin në Beograd

13:32 | 21 Tetor 2021

Aktorit të popullarizuar, Johnny Depp gjatë këtyre ditëve qëndroi në Beograd gjatë këtyre ditëve.

Depp gjatë kësaj vizite u takua me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe transmeton arbresh.info

Vuçiq deklaroi se është i nderuar me ardhjen e aktorit në Serbi meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.

Presidenti mes tjerash ka publikuar edhe disa video me Johnny Depp në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai kishte shkuar në Beograd me rastin e promovimit të serialit të tij të animuar “Pafini”, të prodhuar në Serbi nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic, dhe krijuar në “Jervolino Studios” (IES).

Pas kësaj, në mbrëmje ishte edhe në një darkë me Vuçiq dhe Bikovi në ndërtesën Andricev venac.

Aleksandar mori si dhuratë një figurë të një zogu ndërsa shtoi: “Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”.

Presidenti i Serbisë bëri shaka se përshtypja e tij kryesore ishte se, siç tha ai, nuk kishte parë ‘një zell dhe përkushtim të tillë të të gjitha zonjave’ që punojnë në kabinetin e tij e madje me ‘veshje të këtij lloji’, duke vazhduar se kjo u bë ‘vetëm për shkak të tij, jo por Johnny Depp’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara