Vëllai binjak i aktorit të famshëm Ashton Kutcher, Michael ka zbuluar se ylli i Hollywood ishte i gatshëm të dhuronte zemrën e tij për ta ndihmuar në kohën kur ata ishin adoleshentë.
Michael, i cili jeton me paralizë cerebrale është akoma gjallë sot për shkak të transplantit të zemrës që ai bëri kur ishte vetëm 13 vjeç, në kohën kur Ashton u ofrua të dhuronte zemrën për të shpëtuar binjakun e tij.
40 vjeçari tha se nuk mund të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar ndjenjat e tij për të vëllain, yllin e Hollywood-it.
“Është një lidhje që nuk mund të shpjegohet. Me gjithë seriozitetin, ne jemi shumë të lidhur. Është një nderim ose vlerësim i thellë dhe një dashuri e thellë për dikë që do të sakrifikonte jetën për ju” – u shpreh Michael.
Ai e tregoi këtë për “US” ndërsa hapi fushatën e tij #BeTheGift, një përpjekje për të inkurajuar njerëzit që të regjistrohen për dhurimin e organeve për të ndihmuar pacientët që kanë nevojë për transplantim.
Michael, i cili aktualisht jeton në Kolorado zbuloi gjithashtu një bisedë të ndjerë që kishte pasur dikur me Ashton, duke i kërkuar atij të mos e mëshirojë.
“I thashë: ‘Sa herë që më shikon, çdo herë që të vjen keq për mua, në një farë mënyre, më bën të ndihem më keq, unë jam kush jam, u vendosa në këtë situatë. Unë jam ky që jam për një arsye’ “- tregoi Michael për revistën prestigjioze.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër