Ai është njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptarë që ka bërë karrierë në botën e Hollivudit.
Fjala është për Jim Belushin, i cili ka vite të tëra që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, ai asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët dhe prejardhjen shqiptare, teksa e pohon sa herë i jepet rasti në ngjarje të ndryshme.
https://www.instagram.com/p/ByYH8AkhJWa/
Një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme përmes llogarisë personale në Instagram, i cili ka publikuar imazhe nga një vizitë të bërë në vendlindjen e prindërve, Shqipëri.
“Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të ktheheni prapa dhe të kuptoni se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2017, isha shumë me fat që isha mysafir i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia”, shkruan ndër të tjerash 64-vjeçari.
Ndryshe, Belushi është i njohur për një numër të madh të filmave si dhe ish-anëtar i bendit, “Blues Brothers”. /telegrafi
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...