Aktori amerikan Harrison Ford është duke u hetuar lidhur me një incident javën e shkuar në një aeroport në jug të Kalifornisë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se ai ishte duke pilotuar një aeroplan të vogël kur gabimisht kaloi tek një pistë ku ishte duke ateruar një mjet tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Aeroplanët ishin 1,100 metra nga njëri tjetri në aeroportin Hawthorne të Los Anxhelosit të premten e shkuar. Nuk kishte rrezik të përplasjes, tha FAA.
Ford, 77 vjeç, e pranoi gabimin e tij dhe kërkoi falje, tha përfaqësuesi i tij.
Përfaqësuesi tha në një deklaratë se ylli i filmave të Indiana Jones dhe Star Wars kishte “gabuar” një udhëzim nga kontrolli i trafikut ajror.
“Qëllimi i fluturimit ishte të ruajë aktualitetin dhe aftësinë në aeroplan. Askush nuk u lëndua dhe kurrë nuk ekzistonte rreziku i një përplasjeje”, thuhet në deklaratë.
Ford ishte në kontrollin e një avioni të lehtë Aviat Husky me dy ulëse.
Nuk është hera e parë që Ford, një entuziast i njohur i aviacionit, është përfshirë në aksidente ajrore./arbresh.info/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë