Aktori i njohur dhe mjaft i dashur kosovarë Çun Lajçi para pak kohësh humbi bijës e tij të vetme e cila u gjend e vdekur në banesën e saj në lagjen Prishtine.
Vajza e vetme e aktorit, Bubulina sot do të festonte ditëlindjen e saj të 34-të, e një ditë e tillë që do të ishte festë është një ditë e dhimbshme për familjen Lajçi.
Ndërsa babi i saj, aktori Çun Lajçi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka shprehur dhimbjen e madhe që po ndjen për humbjen e të bijës edhe në këtë ditë.
Postimi i tij i plotë:
Pusho me engjuj lum baba
Sa i marr e i pa shpirt ky dreq facebooku, që t’përkujton çdo ditë përvjetore e data
Po Bubë, i pamëshirshem qenka.
E hapa sot heret ket dreq,mbasi e ktheva Ninon nga livadhi, dhe sapo m’erdh kafja ne Pasarelën e platosë, ku shpesh rri e flas me kujtimet e mia.
Po ta përkujtoj m’thot,se Bubulina sot e ka ditëlindjen, i mbush 34 pranvera!
Heshta me filxhanin e kafës n’buzë.
Lotet se pyeten burrninë time, as qendresën, ato pikuan n’filxhan dhe s’di a piva lot a kafe, por e di se erdhi qeni i mahalles e m’përkëdheli, ai kuqaloshi që sot nji vit të rrinte të kamtë, këtu në kafen Omel përball.
Kuj ti shkruej thashë e ke ta uroj kur gjithçka që kisha iken bashkë me ty. Në xhepin tim mbetën shumë kujtime, pak andrra e fotot me çertifikatën e vdekjes.
S’bleva tortë, as ata qirijtë me ato dy shkronjat 3 dhe 4. Mami i djegi cigaret n’heshtje tue pi kafe, e Learti ishte tretë n’andrra. Vetëm Nino i kishte zgurdullua sytë e vegjël e priste ti ipja pak hallve që mami e pjeku për shpirtin tand mbramë.
Unë shkrova poezi për ty, n’vend t’urimit, dhe e postova bashkë me nji fotografi nga Haburgu i viteve t’randa, ku ti e qeshur rri mes çikave të kangëtarit trupvogël Luan Hajra.
Hej Bubë
Kur e postova poezinë, ky facebook i marrë m’tha:
Shenoje emnin mbi fotografi.
Unë vetem qava e shkrova:
Pusho me engjuj lum baba!
Ndryshe, aktori ka një karrierë të suksesshme dhe vazhdon të mbetet një prej artistëve të preferuar me gjenerata të tëra./Arbesh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...