Pasi kanë kaluar dy vjet që kur ka hequr njërin gji, Shannen Doherty do të duhet urgjentisht t’i nënshtrohet operacionit të ri.
Aktorja amerikane ka ndarë me gjithë botën një lajm të trishtuar për sëmundjen e saj malinje.
Pas dy vjet e gjysmë luftë të vazhdueshme me kancerin e gjirit, si dhe operacioneve të shumta, ajo u kthye në spital, ku është në pritje të një operacioni të ri kirurgjik – rindërtimit të gjirit, shkruan telegrafi.
Ylli i mëparshëm Beverly Hills ka publikuar një fotografi nga një shtrat spitalor me nënën Rosa, i cili jep mbështetjen e jashtëzakonshme.
“Të dua. Faleminderit që je përkrah meje. Do të shkruaja gjithnjë, por që barnat kundër dhimbjes po më lodhin”, ka shkruar aktorja nën fotografi.
Kujtojmë se dy vjet e gjysmë më parë, ajo është diagnostikuar me kancer të gjirit. Ajo më pas raportoi se me sukses ka arritur ta shëroj sëmundjen.
Pas një faze pushimi dhe shërimi, në prill të këtij viti, 47-vjeçarja tha se tumori ishte kthyer.
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi