Pak ditë më parë Ajola Xoxa zbuloi se ishte regjisorja që fshihej pas klipit të bashkëpunimit mes Alban Skënderaj dhe reperit Noizy.
Madje Ajola tregoi se i ishte dashur të rrinte disa orë nën diell për të arritur atë që donte. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Erion Veliaj duke I tërhequr vëmendjen bashkëpunëtorëve që të mos e mbajnë çunin në diell.
Mirëpo puna e Ajolës me Noizyn duket se nuk ka mbaruar. Në një postim të bërë në rrjetin social “Instagram”, Xoxa ka zbuluar se do të bashkëpunojë sërish me të për klipin më të ri të këtij të fundit.
“Projekt i ri, së shpejti me Noizy-n dhe Ghalin”, shkruan Ajola.

Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...