Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Shqipëri pas një mungese të gjatë.
Duke qenë se ka ardhur e vetme në këtë udhëtim e gjithë koha në Shqipëri po i dedikohet familjarëve dhe miqve më të mirë.
Pas takimeve me disa prej tyre, mbrëmjen e kaluar Afërdita ka qenë e ftuar në shtëpinë e këngëtares së njohur Çiljeta.
Derën ia ka hapur djali i këngëtares, Fernando dhe këtë moment Afërdita e ka ndarë me të gjithë me anë të një video.
Dy vajzat e njohura të showbiz-it bashkë me mikeshat e tyre kanë vendosur t’ia dedikojnë mbrëmjen vetëm njëra-tjetrës.
Një video e shpërndarë në ‘Instastory’ ka qenë gjithçka këngëtaret kanë publikuar deri në këtë moment.

Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...
Kurti: I vështirë normalizimi i marrëdhënieve me regjim auto...
Kurti nga Gjakova: Në katërvjeçarin e ardhshëm do të ndërtoj...
“Punëtor dhe i drejtë”, Sinani u bën thirrje qyt...