Grupi i muzikës rock ‘Aerosmith’ ka anuluar koncertet e planifikuara në këtë periudhë, pasi vokalisti i grupi Steven Tyler nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Përmes një njoftimi në mediat sociale ata kanë theksuar se do të anulojnë katër koncerte që do të mbaheshin në Amerikën Jugore, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
“Steven pritet të marrë veten”, thuhet në deklaratën e grupit. “Atij i nevoitet pushim dhe trajtimi i duhur për të marrë veten”.
Shkaku kryesor i sëmundjes nuk është bërë i ditur, por grupi ka siguruar tifozët se gjendja e tij nuk është serioze./arbresh.info/
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar
Haxhiu: Kuvendi do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamenta...
Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek m...
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...