Ndër emrat më të përfolur në faqet rozë kohëve të fundit padyshim që ka qenë i Adriana Matoshit.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Adelina Ismajlit, ku foli për jetën dhe karrierën e saj personale.
Aktorja e njohur u pyet për jetën luksoze, pasi sipas thashethemeve ajo gëzon të mira të shumta materiale.
Duke marrë me sportivitet, Matoshi fillimisht tha se do të gëzohej po të ishin këto aludime të vërteta, teksa tregoi se si qëndron puna me financat.
“Unë jetoj në Prishtinë, me qera me katër fëmijë, me dy prindërit e mi, u shpreh ajo.
Duke marrë parasysh suksesin e viteve të fundit, aktorja tha se po të ishte në tjetër vend, me po të njëjtat para do jetonte për dhjetë vite.
“Nuk i kam milionat, më vjen shumë keq, periudhën që e kam pasur tre vitet e fundit, unë sot do të isha dashur të jetojë si ‘beg’ e të mos punoja për dhjetë vite”.
Ndërkaq, Adriana tashmë ka bërë të ditur edhe lidhjen e saj të re me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld./fol/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...