Nëntë çmime janë ndarë nëpër kategori të ndryshme në kuadër të The International Filmmaker Festival në New York, dhe njëri nga çmimet është ndarë për aktoren kosovare Adriana Matoshi, shkruan KultPlus.
Për rolin në filmin Unwanted, Adriana Matoshi është shpërblyer me çmimin për aktoren më të mirë, film i cili ishte i nominuar edhe në kategorinë për filmin më të mirë, film që është realizuar me regji të Edon Rizvanollit.
Në këtë festival janë ndarë çmimet për filmin më të mirë të gjatë, atë të shkurtë, dokumentari më i mirë i gjatë, ai i shkurtë, aktorja më e mirë, aktori më i mirë, produksioni më i mirë…
Ky festival udhëhiqet nga Mrika Krasniqi, kurse në këtë edicion janë përfshirë filma nga shumë shtete të botës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...