Adriana Matoshi po vazhdon të jetë një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare.
Aktorja së fundi ka reaguar mbi fenomenin e reagimeve të masës, vetëm atëherë kur vdesin artistët, shkruan portali arbresh.info
Ajo përmes një postimi ka kujtuar për sfidat e këtij profesioni, por edhe presionin e publikut.
Ky reagim i aktores erdhi pas vdekjes së disa prej emrave të njohur përfshirë Nexhmije Pagarushën, Leze Qenën dhe sot Violeta Rexhepagiqin.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut.
N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.
E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.
Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë