Para dy ditësh ka ndërruar jetë humoristi i mirënjohur, Rasim Thaçi “Cima”.
Humoristi i njohur nuk i ka mbijetuar virusit famëkeq COVID-19, dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan portali arbresh.info
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur emra të shumtë, kryesisht figura të ndryshme publike nga fusha e artit, sportit e politikës.
E për Adelinë dhimbja pë humbjen e babait sa vjen e shtohet, së fundi artistja ka publikuar sërish në InstaStory disa postime të të atit.

“Baba do të më duhet edhe një jetë për me tregu për ty, fillimisht për vlerat si njeri, mandej si aktor, si humanist. Po besën po ta jap që deri në frymën e fundit do të mundohem të të bëjë krenare. Lavdi oj loçka ime”, ka shkruar Adelina.
Cima njihet përndryshe për një numër të madh skeçesh humoristike, duke u shquar ndër vite si aktorët më në zë të humorit në mbarë trevat shqiptare. / arbresh.info/
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq