Adelina Ismaili, ka treguar për herë të parë rreth zënkës së saj me këngëtaren Leonora Jakupi.
Për ngjarjen e cila kishte ndodhur në vitin 2003, ishte shkruar shumë në gazetat e kohës dhe se ishte ngjarja më e përfolur e showbizit.
Ajo tha se për herë të parë filloi kur Leonora Jakupi duke ecur e goditi nënën e saj e pastaj nga aty filloi zënka.
“Po ka pasur përleshje, po pse ka ndodhur e si ka ardhur kjo nuk e di” tha Adelina duke shtuar se “Mamin e ka goditur pak Leonora së pari. Ishte një gardërobë e ngushtë, ajo kaloj edhe e goditi mamin. Mami i bërtiti pak për stres të xhirimeve” tha ajo.
“Mami i tha ‘kadale moj çika ime’. Pastaj ajo e kapi për fyti, e unë kam ndërhy aty” tha Adelina, por nuk tha se nuk dëshiron të flasë më tepër për këtë temë.
Adelina tha se ende nuk e ka të qartë se a është rivale me të apo jo, duke shtuar se nuk ka asnjë xhelozi me askën.
“Faktikisht ende nuk e kam të qartë a jemi rivale apo jo, sinqerisht po e tham se në jetën time nuk kam pasur asnjë xhelozi për askën, e më pak për një vajzë të re, e le më për një këngëtare që ka kënduar në Koshare” tha ajo.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës