Adelina Berisha ka një arsye më tepër që tërë ditën të festojë.
Ajo ka ditëlindjen dhe mbush plot 28-vjet, e cila është e mbushur me shumë suksese në karrierën muzikore.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja shqiptare në llogarinë personale të Instagramit.
Pos, miqve dhe familjarëve, këngëtaren e kanë uruar edhe fansat besnik përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, Adelina shumë shpejt pritet ta publikojë projektin e radhës, ku ka punuar me Irkenc Hykën ndërsa për videoklipi me “MAX Production”.
“Kam përfunduar punimet për këngën time më të re, e cila do të jetë ritmike. Është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa klipi po punohet në Tiranë, nga MAX Production”, kishte thënë Adelina Berisha për Telegrafin.
Ajo ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2017 me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku. Berisha shpreson që të njëjtin sukses ta pasojë edhe në projektet e reja që pret t’i publikoj këtë vit.
Më poshtë janë disa prej hiteve të sjella ndër vite të këngëtares. /Telegrafi/
Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në Kuvend për takimin
Çështja e presidentit, Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim...
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi