Hip hop ylli shqiptar, me famë botërore, Action Bronson tash e disa ditë është në Kosovë.
Meqë do të performojë në festivalin “Sunny Hill Festival”, Bronson ka ardhur ditë më parë i cili po kalon kohë të bukura në vendin e tij, shkruan lajmi net.
Me të arritur në Prishtinë, në konferencën e mbajtur drejtuar mediave ai tha se do t’i shijojë të gjitha ushqimet tradicionale, që nga ‘flija’ e deri tek ‘pitja me djath’.
Kurse tani, në profilin e tij zyrtar në Instagram, Bronson ka treguar se është duke i shijuar këto ushqime, përfshirë: piten, specat me hudhër, llokuma e deri tek çaji i rusit.
Ndryshe, Action do të performojë nesër(11 gusht), në ‘Sunny Hill Festival’.




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...