A i është kushtuar kënga ‘You’re beautiful’ vajzës nga Kosova

WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 25: Singer James Blunt arrives at the 15th Annual Elton John AIDS Foundation Academy Awards viewing party held at the Pacific Design Center on February 25, 2007 in West Hollywood, California. (Photo by Ethan Miller/Getty Images) *** Local Caption *** James Blunt

08:39 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Nëse mendoni se “You’re Beautiful” është një këngë romantike dashurie, James Blunt ka disa sqarime për të bërë.
Balada e realizuar para 11 vitesh e bëri të famshëm këngëtarin britanik dhe është pëlqyer shumë nga të dashuruarit dhe madje është bërë kënga që çiftet e reja e shfrytëzojnë për vallëzimin e tyre të parë.

Mirëpo, Blunt ka treguar të vërtetën rreth kësaj kënge, e cila duket e errët dhe nuk ka të bëjë me atë që e kanë menduar fansat.

“Të gjithë thonë: ‘Ah, ai është shumë romantik. E dua ‘You’re Beautiful’ si këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar’”.

“Të etiketojnë me gjëra të këtilla duke thënë: ‘Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i butë? Në fakt, nuk jam”.

“‘You’re Beautiful’ nuk është këngë e butë romantike. Flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi”, ka rrëfyer Blunt për Huffington Post.

Nuk ka dyshim se fansat e tij dhe ata që e kanë pëlqyer këtë këngë nuk kanë pritur që tema e saj të ishte e këtillë, pasi ka pasur spekulime të shumta. Madje ka pasur edhe thashetheme se i kushtohej një vajze nga Kosova, duke qenë se Blunt ka qenë ushtar i KFOR-it britanik në vendin tonë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale