Nëna më e re, Kylie Jenner tashmë po përballet me një dramë shumë serioze pas lindjes së vajzës.
Vetëm dy javë pas lindjes , thuhet se ish i dashuri i saj, Tyga është duke menduar t’i dërgojë një dhuratë për Ditën e Shën Valentinit ish të dashurës së saj, për arsye se ai dyshon se vajza e saj është e tij shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Sipas burimeve të afërta me reperin thuhet se Tyga ka kërkuar që vajza e Kylie Jenner t’i nënshtrohet një testi të ADN-së për të konfirmuar nëse ai është babi i të porsalindurën.
Tyga i cili është edhe baba i një djali pesë vjeçar me ish- të fejuarën e Rob Kardashian, Blac Chyna.
“Tyga dëshiron një test të ADN-së, sepse me të vërtetë mendon se ka një shans që ky fëmijë të jetë i tij,” thanë këto burime.
Ky burim vazhdoi më tutje duke treguar se çifti edhe pse u ndanë në prill të vitit 2017, ata nuk ishin vërtetë të ndarë. Çifti thuhet se vazhdoi lidhjen e tyre edhe disa muaj më vonë edhe në kohën kur ajo mbeti shtatzënë me vajzën e saj.
“Tyga u tha miqve se ai ishte akoma seksualisht aktiv me Kylie nëntë muaj më parë, kur ky foshnje ishte ngjizur,” tha burimi i Radar Online.
Pavarësisht nga zërat e shfrenuar rreth atësisë së vajzës së Kylie, e cila ka lindur më 1 shkurt, as ajo e as Travis dhe Tyga nuk kanë folur rreth kësaj çështje./Arbresh.info

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...