Për moderatorin e njohur të Jimmy Kimmel Live! është hera e parë që ai prezanton çmimet Oscar, një ceremoni nga e cila ka sytë gjithë bota.
Popullariteti i këtij eventi e ka bërë prezantuesin të pranojë të jetë pjesë e tij edhe për një pagë “qeshakare”.
Jimmy Kimmel, i ftuar në emisionin “KROQ’s Kevin & Bean” të mërkurën tregoi se do të paguhet me 15.000 mijë dollarë për moderimin e ceremonisë së 89-të të çmimeve Oscar që do të mbahet në Dolby Theatre agimin e ditës së nesërme.
Ndërkohë që shuma është qesharake për një event të tillë, Kimmel ka treguar se u ka kërkuar producentëve të mos e paguajnë fare. “Mendoj se është e paligjshme të mos më paguar fare”, ka thënë ai duke qeshur dhe në vazhdim: “Nuk e di nëse duhet ta kisha thënë këtë, por askush nuk më tha të mos e bëj, ndaj është faji i tyre”.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...