Këtë të diel, mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve europiane të muzikës MTV Europe Music Awards.
E veçanta e këtij edicioni është se në pjesëmarrje do të jenë shumë artist shqiptarë.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora do ta prezantoj MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të përformojnë disa këngë.
Ndërsa ylli botëror, Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”.
Nga ana tjetër, për të katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana.
Mesa duket ky edicion do të mbahet mend për popullin tonë, sepse me siguri në një moment do të flitet edhe gjuha jonë shqipe. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim./arbresh.info/
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...