Janë konfirmuar emrat e 18 artistëve që garojnë në “Eurovision 2021”.
Për shkak të pandemisë COVID-19, festivali evropian “Eurovision” është anuluar për këtë vit, shkruan lajmi.net.
Por, për respekt të pjesëmarrësve, është organizuar një shfaqje virtuale e titulluar “Eurovision: Europe Shine A Light”.
Me vendim të EBU-së, shtetet mund t’i dërgojnë përfaqësuesit e njëjtë edhe vitin e ardhshëm, por kënga duhet të jetë ndryshe.
“Eurovision.tv” ka publikuar listën e artistëve që do të garojnë në “Eurovision 2021”, mes tyre është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Gjon’s Tears, i cili përfaqëson Zvicrën.
Përveç zvicrës, shtetet që zgjodhën përfaqësuesit e këtij viti t’i dërgojnë në garë edhe vitin tjetër janë: Australia, Austria, Azebejxhani, Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Gjeorgjia, Greqia, Izraeli, Letonia, Malta, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Holanda dhe Ukraina.
Destiny (Malta)
Samanta Tīna (Latvia)
Senhit (San Marino)
Ana Soklič (Sllovenia)
Benny Cristo (Republika Çeke)
Vincent Bueno (Austri)
Montaigne (Australi)
Roxen (Rumani)
Efenti (Azerbajxhan)
Hooverphonic (Belgjikë)
Victoria (Bullgari)
Tognike Kipiani (Gjeorgji)
Stefania (Greqi)
Eden Alene (Izrael)
Blas Cantó (Spanjë)
Jeangu Macrooy (Holandë)
Go-A (Ukrainë).
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit